Bisedë Erdogan – Putin: si Karabaku, edhe Siria me Libinë

Advertisment

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha të martën në një bisedë telefonike me homologun e tij rus Vladimir Putin se ai pret që qendra e përbashkët e monitorimit, e cila do të krijohet në Nago-Karabak, të fillojë së shpejti funksionimin.

Erdogan i tha Putinit se qendra duhet të bëhet aktive sa më shpejt të jetë e mundur, “si pjesë e hapave të ndërmarrë për të zgjidhur konfliktin e Nago-Karabakut dhe për të sjellë një stabilitet të qëndrueshëm në rajon”, tha Drejtoria Turke e Komunikimit në një deklaratë.

Reklame

Më 10 nëntor, Azerbajxhani dhe Armenia nënshkruan një marrëveshje, me ndërmjetësimin e Rusisë, mbi ndërprerjen e luftimeve dhe punën për një zgjidhje gjithëpërfshirëse.

Turqia dhe Rusia kanë nënshkruar që atëherë një memorandum mirëkuptimi për krijimin e një qendre të përbashkët për monitorimin e paqes.

Qendra do të vendoset në territoret azerbajxhanase.

Erdogan vuri në dukje se gjatë procesit të zbatimit, “pala armene nuk duhet të lejohet të komplikojë një zgjidhje të qëndrueshme dhe të shmangë përgjegjësitë e saj sipas marrëveshjes së armëpushimit”, duke theksuar ndjeshmërinë e Azerbajxhanit për kthimin e të gjithë territorit të saj.

Të dy udhëheqësit diskutuan gjithashtu mënyrat për të rritur tregtinë dhe lidhjet dypalëshe dhe zhvillimet në Nago-Karabak, Siri dhe Libi, tha deklarata.

Erdogan tha se nuk ishte e mundur të kuptoheshin kritikat e bashkë-kryetarëve të tjerë të Grupit Minsk në lidhje me përpjekjet për paqe.

Presidenti turk theksoi nevojën për hapa të shpejtë dhe konkretë për t’i dhënë fund luftës në Siri dhe shprehu besimin në vazhdimin e bashkëpunimit turko-rus në negociatat politike dhe ushtarake për të mbrojtur unitetin dhe integritetin e Libisë. /tesheshi.com/