Bisedë telefonike Erdogan dhe Abbas: Turqia mbështet k auzën palestineze

Advertisment

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Palestinës, Mahmoud Abbas, transmeton AA.

Në bisedën mes Erdoğan dhe Abbas janë shkëmbyer mendime rreth të ashtuquajturës “Marrëveshja e Shekullit”, ndërsa presidenti turk ka shprehur mbështetjen e Turqisë për kauzën palestineze.

Reklame

Më 28 janar në Washington, pa përfaqësim të autoriteteve palestineze, presidenti amerikan Donald Trump shpalosi planin prej 80 faqesh së bashku me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, i cili, ndër të tjera, parasheh që Kudsi të mbetet kryeqytet “i pandarë” i Izraelit.

Sipas planit, i quajtur nga Trump si “Marrëveshja e Shekullit”, SHBA-ja po ashtu njeh vendbanimet ilegale hebreje në Bregun Perëndimor të pushtuar, ndërsa refugjatëve palestinezë u mohohet e drejta e kthimit në vendlindjet e tyre.

Gjatë shpalosjes së planit, Trump pohoi se ky është “shansi i fundit” për palestinezët për të pasur një shtet të pavarur.