Bitiqi: E dimë dhe mundemi, e mbrojmë çdo vend pune, i rrisim pagat

Advertisment

Si parti, kemi treguar se jemi konsistent në krijimin e masave dhe politikave, masat të cilat i ndërmorëm në kohën e pandemisë janë afatgjata sepse e dimë se do të hyjmë në zgjedhje, por edhe nëse vazhdon pandemia në vjeshtë dhe nëse prekemi nga kriza shëndetësore, ekonomia mund të përgjigjet në mënyrë adekuate. Ne do të mundemi dhe e dimë të ballafaqohemi, ta ruajmë çdo vend pune, ndërsa vetëm kështu do të vazhdojmë me rritjen dhe zhvillimin, komentoi kryetari i komisionit për financa i LSDM-së, Fatmir Bitiqi, në një bisedë gjatë lajmeve në televizionin Sitel.

Ai potencoi se në programin zgjedhor të LSDM-së në fokus mbetet kapitali njerëzor dhe krijimi i ekonomisë moderne.

Reklame

“Në programin zgjedhor jemi të përkushtuar në kapitalin njerëzor, zhvillimin, trajtimin e burimeve njerëzore, kjo është ekonomi moderne, dhe për këtë arsye është e rëndësishme për ne që të mbajmë çdo vend punë, por edhe të paguhemi me dinjitet për produktivitetin dhe efikasitetin. Prandaj, masat tona parashikojnë rritje prej 30 për qind të pagës mesatare, kështu që do të shkojë deri në 34,000 denarë, si dhe paga minimale e cila nga 14.500 tani do të shkojë në 20,000 denarë, por me mbështetje të vërtetë të ekonomisë, sepse vetëm atëherë ekonomia do të jetë në gjendje të zhvillohet, tha Bitiqi.