Bizneset e gastronomisë në prag të falimentimit

Advertisment

Shoqata e Gastronomisë të Kosovës ka kërkuar përkrahjen e shtetit pasi konsiderojnë se janë në prag të falimentimit.

Petrit Kllokoqi, kryetar i shoqatës së gastronomisë, i ka bërë thirrje qeverisë së Kosovës për ndihmë në mënyrë që mos të mbyllen 7 mijë biznese të këtij sektori për shkak të masave të qeverisë dhe mos subvencionimit në paga dhe qira.

Reklame

“Sot nuk jemi mbledhë për të kthyer punën 100 përlind, por për atë që na takon. Për shumë vjet iu kemi përgjigjur shtetit duke paguar taksat. Andaj kërkojmë bashkëpunim dhe nëse vazhdojnë masat të ketë subvencionim në paga dhe për qira. Shpenzimet vazhdojnë, ndërsa të hyrat fare pak, pra jemi pranë falimentimit. Jemi për respektim të masave, por jo të pambështetur”, tha ai.

Më 27 korrik, gastronomet do të ndërmarrin aksion simbolik para Qeverisë së Kosovës për siç theksuan për të dorëzimin e çelësave të lokaleve.

Sipas Kllokoqit 25 biznese vetëm se kanë falimentuar tashmë.