Kërkohet miratim i menjëhershëm i ligjit për mbështetjen e pagave nga pako e 5-të (VIDEO)

Biznesmenët kanë ngritur duart dhe mendojnë se nuk do ta marrin ndihmën e pagave, për punonjësit nga pakoja e pestë e masave ekonomike.

Nëse politikanët me të vërtetë punojnë në interes të qytetarëve, ata duhet të ndalojnë së bëri politikë, dhe ta miratojnë ligjin e nevojshëm për ndihmë financiare për kompanitë, thanë për Alsat nga Lidhja e Odave Ekonomike.

Situata në sektorin privat është kritike, likuiditeti po dobësohet dhe shumë kompani në vend po mbyllen çdo ditë. Kjo është arsyeja pse komuniteti i biznesit kërkoi nga deputetët të jenë të arsyeshëm, në mënyrë që punëtorët të marrin pagat e tyre për muajin shkurt dhe mars.