Biznesmeni nga Turqia dhuron 15 mijë maska për Çairin

Komuna e Çairit siguroi donacion me resurse për mbrojtje higjienike ndaj virusit Covid – 19

Në çastet kur kujdesi për mirëqenien tonë shëndetësore duhet të jetë në nivelet më të larta, si komunë jemi të fokusuar të japim kontributin tonë të sinqertë në përforcimin e kapaciteteve preventive ndaj virusit Covid – 19.

Reklame

Kështu falë gatishmërisë humanitare të kompanisë Milaya Capital LTD të udhëhequr nga afaristi Yasam Ayavefe arritëm të sigurojmë: 15 000 maska mbrojtëse dhe mjete për dezinfektim që do të jenë në shërbim të institucioneve të veprimit emergjent dhe qytetarëve.