Blegtorët të pakënaqur me subvencionet (VIDEO)

Advertisment
HTML Image as link

Blegtorët të pa kënaqur nga kushtet dhe ndihmat që marrin nga shteti. Ajet Ziberi është 66 vjeç. Ai me blegtori merret mbi 58 vjet dhe në fund thotë se merr 110 euro pension.

Blegtorët nuk kanë vullnet për punë thotë Ajeti sepse subvencionet janë shumë të ulëta edhe ato i vonojnë dhe nuk ka kushte për blegtorët, na kanë premtuar shumë por nuk na kanë dhënë asgjë, tha ai. Subvencionet e vitit të kaluar ende nuk i kanë marrë, pritet që të njëjtat të lëshohen gjatë kësaj periudhe gradualisht.

Reklame

Ajeti mendon se subvencionet duhet të jepen në tetor që blegtorët të furnizohen për dimër.