Blendi Fevziu sfidon të ftohtin, zhytet me kokë në detin e Vlorës në mes të shkurtit

Moderatori i njohur Blendi Fevziu si duket ka nisur pushimet post “Shën valentin”.

Sigma Doors
Këtë herë Fevziu ka zgjedhur të sfidojë të ftohtin pasi në mes të shkurtit përmes disa postimeve në instagram shfaqet duke u larë në det në Vlorë, madje në një video shihet duke u zhytur me kokë.

Moderatori nuk ka shkuar shumë larg, por ka zgjedhur të pushojë në Vlorë ku megjithëse temperaturat janë të ulëta nga fotoja duket që ka edhe diell.

Tashmë pasioni i Blendit për udhëtimet është treguar me kohë. Në çdo periudhë të vitit, ai shihet në një destinacion ndryshe, pasi gjithmonë i pëlqen të eksplorojë.