Blerim Reka në ekipin e Albin Kurtit për bisedimet me Sërbinë

Advertisment

Blerim Reka në ekipin e Albin Kurtit për bisedimet me Sërbinë

Blerim Reka, ish – kandidati për President të Maqedonisë së Veriut, diplomat dhe profesor nga Shkupi do të jetë njëri nga pjesëtarët e ekipit negociator të qeverisë së ardhshme të Kosovës për bisedimet me Sërbinë, mëson in7 nga burime të besueshme brenda Vetëvendosjes.

Reklame

Reka ishte propozuar fillimisht si Ministër i Jashtëm në Qeverinë Kurti, por me arritjen e fundit të bisedimeve disamujore për arritjen e koalicionit, siç duket pozita e Ministrit të Jashtëm do ti jepet Glauk Konjufcës, i cili sipas medieve në Kosovë, do të japë dorëheqje nga pozita e Kryeparlamentarit.
Si pjesë e grupit negociator, Reka mund të hyjë edhe si Zëvendësministër në Ministrinë Jashtme. Gjithçka do të merret vesh sonte vonë ose gjatë ditës së nesërme.

Reka njihet si person i afërt me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa ky i fundit nuk nguroi që edhe në fushatën për president të vijë të bëjë fushatë personalisht në Shkup e Kumanovë për siç e quante ai, profesor Rekën.

Afërsia mes Rekës dhe Kurtit ka filluar që në kohën kur të dy kanë qënë të angazhuar bashkë në aktivitetet e drejtuara nga veprimtari, Adem Demaçi.
Profesori dhe diplomati, Blerim Reka ka qënë ambasadori i Maqedonisë në Bashkimin Evropian gjatë viteve 2006 – 2010. /in7.tv/