Blerim Reka propozohet nga Albin Kurti për ministër i jashtëm i Qeverisë së Kosovës

Advertisment

Profesori universitar i së drejtës ndërkombëtare, Blerim Reka është propozuar për ministër të jashtëm të Republikës së Kosovës. Këtë e ka kumtuar kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Profesori Reka ka qenë pjesë zyrës politike të UÇK-së në Prishtinë bashkë me Albin Kurtin, e cila udhëhiqej nga Adem Demaçi gjatë kohës së luftës në Kosovë. Ai është profesor në UEJL, Universitetin e Prishtinës dhe ligjërues në universitete tjera. Profesori Reka poashtu ishte ambasador i Maqedonisë në BE dhe së fundi kandidat për president në zgjedhjet e fundit. INA në muajin nëntor të vitit të kaluar paralajmëroi nominimin e Rekës për ministër të jashtëm.(INA)