Në Komunën e Zhelinës nga gjithsej 2.800 nxënës të arsimit fillor, 156 nxënës nuk kanë pajisje adekuate për t’a ndjekur mësimin online, theksoi sonte kryetari i kësaj komune Blerim Sejdiu.
“Nga hulumtimet që kemi pasur dhe takimet e realizuara me drejtorët kemi arritur në përfundim se 156 nxënës nuk kanë pajisje adekuate për t’a ndjekur mësimin online. Tetëdhjetë e katër nga këta nxënës nuk kanë rrjet të internetit”, tha Sejdiu.