Blerimi ‘i ngatron pak kabllot’, kapet për Dugagjinin e sulmon Islamin

Publicisti dhe analisti Blerim Latifi i cili njihet për qasjen e tij antiislame dhe nuk kursen asnjë rast për ta sulmuar. Se si mund të bëjë lidhje të Dua Lipës me Vehabizmin këtë di vetëm Latifi i cili ndoshta edhe kur flen mendon si të nënvlerësoj muslimanët.

“Paramendojeni situatën: pas luftës Dukagjin Lipa kthehet me gjithë familjen në Kosovë. Ditë prej ditësh ai fillon të shoqërohet me një imam vahabist. Imami dikur e bindë se fëmijët e tij duhet t’i rris sipas sheriatit. Vajzën me emrin Dua duhet ta mbulojë me shami. Kështu Dua e vogël rritet me edukatën se nuk ka se çfarë të pres nga jeta, përveçse të pres adoleshncën për t’u martuar me një burrë që do ja gjejnë të tjerët dhe të jetojë pastaj si prona private e tij, kryesisht duke u marrë me punët e shtëpisë. E dënuar në analfabetizëm, ajo nuk ja rrugë tjetër: edhe fëmijët e saj do t’i rris si analfabetë.
Paramendojeni të njëjtën situatë për Majlinda Kelmendin, Rita Orën, Nora Gjakovën, Distria Krasniqin, e sa e sa vajza të Kosovës që po e nderojnë Kosovën gjithandej botës.
Sa e sa talenti zhduket si pasojë e shtypjes së grave nga burra primitivë, në emër të normave mesjetare, të shpikura nga burra të tjerë primitivë për të përligjur pushtetin e tyre mbi gratë.
Një komb i cili lejon që gjysma e popullatës së tij të shtypet nga gjysma tjetër, e privon veten nga gjysma e potencialit të tij zhvillimor.
Stop shtypjes religjioze të grave!
Ky vend nuk ka derdhur gjak që liria e tij të jetë veç liri e burrave, por edhe e grave. Parasegjithash e grave” ka shkruar Latifi.

Megjithatë komente të shumta ja kanë bërë të qartë Blerim Latifit se ka shumë vajza me shami mbi kokë që kanë arritur majat e suksesit në lëmi të ndryshme.