Blerja e stazhit, një ide e qëlluar

Qeveria e re garanton sistem stabil pensional, pension minimal prej së paku 10.700 denarë , si dhe mundësinë e blerjes së stazhit apo përvojës së punës. “ Do të mundësojmë sistem fleksibil pensional me vendosjen e mundësisë për pensionim të mëhershëm deri në maksimalisht pesë vite, para realizimit të së drejtës për pension, dhe shumë proporcionale të zvogëluar të pensionit të rregullt “, thuhet në programin qeveritar.

Javën e kaluar, kryeministri Zoran Zaev , theksoi se Fondi mund ti bëjë ballë masës së propozuar qeveritare ku thuhet se një punëtor që paguan kontribute mundet të dalë në pension, me kusht që të pranojë pension më të vogël.
“Fondi Pensional posedon kondicion të mirë, me të ardhura që janë rritur deri tetë për qind në periudhën e krizës korona.Njëherësh, para krizës, të ardhurat po rriteshin me 12 deri 13 për qind, ndërsa tani Fondi është stabilizuar dhe mund të ofrojë një mundësi të tillë“, theksoi Zaev, që javën e kaluar ishte akoma në detyrën e mandatarit për të kryesuar qeverinë e re. Në ndërkohë edhe të shtunën e kaluar, kryeministri Zaev gjatë ekspozesë së tij, duke theksuar se qeveria e re do të ketë fokus të fuqishëm ndaj ndryshimeve në strukturën, cilësinë dhe madhësinë e administratës, theksoi edhe reformat pensionale.

Reklame

“ Do të shqyrtojmë disa modele për uljen e vëllimit të administratës për 20 për qind, përmes bashkimit të funksioneve dhe kompetencave të institucioneve, pensionimit të obligueshëm në 64 vjet dhe pakos për transfer në sektorin privat apo pensionimin e mëhershëm”, theksoi Zaev në Kuvend. Ai më herët ka theksuar edhe anulimin e mundësisë për punë pas mbushjes së moshës 64 vjet, me përjashtim të kuadrove deficitar si punëtorët shëndetësor apo profesorët universitarë. Në pjesën për përkujdesjen ndaj personave të moshuar, në programin qeveritar theksohet se ato mund të jetë vullnetar dhe mund të punojnë nëse dëshirojnë pleqëri aktive, ndërsa do të fitojnë edhe transport të subvencionuar ndër urban apo ndërmjet qyteteve. Do të shqyrtohen edhe mundësitë për zgjerimin e përfshirjes së personave shfrytëzues të ndihmës shtetërore sociale..

Njëherësh paralajmërohet edhe themelimi i dhjetë qendrave për pleqëri aktive dhe të shëndetshme, me programe që do të përkujdesen për shëndetin mendor dhe fizik, socializmin dhe komunikimin ndërmjet personave të vjetër.
Do të zgjerohet edhe programi për rekreimin falas në banja që po zbatohet në vitet e kaluara në kohë zgjatje prej shtatë ditë. Projekti po zbatohet në dhjetë vitet e kaluara ku në mesatare 5000 deri 6000 pensionistë në vit , kanë qenë shfrytëzues të shërbimeve të tilla.

Në ndërkohë , të dhënat më të reja të Fondit Pensional, për pensionet e paguara në muajin korrik tregojnë se në vend pranojnë 323.630 pensionistë pranojnë pensione mesatare prej 15.412 denarë. Mirëpo struktura e pensioneve tregon se 75.037 pensionistë pranojnë pension më të ulët se ai mesatar , apo pranojnë në mesatare 12.405 denarë në muaj. Nga ana tjetër, pension të moshës në vlerë prej 16.651 denarë pranojnë 215.540 pensionistë. Pensione invalidore pranojnë 33.143 pensionistë me vlerë prej 13.945 denarë. Gjithashtu 667 pensionistë ushtarakë në muaj në mesatare pranojnë 22.677 denarë, ndërsa 106 fermerë pranojnë pension bujku në vlerë mesatare prej 8034 denarë.

Ndryshe, me reformat pensionale në dy vitet e kaluara janë kursyer 3.7 miliardë denarë në Fondin Pensional që ka siguruar stabilitetin e pensioneve Gjithashtu , në vitin 2020 janë rritur pensionet për 722 denarë ndërsa paraprakisht ato janë rritur për 824 denarë. Në periudhën e kaluar është vendosur edhe kategoria e pensionit social në vlerë prej 6000 denarë që e shfrytëzojnë 6600 persona, të cilët më parë nuk kanë pasur asnjë të ardhur mujore. (koha.mk)