Blinken paralajmëron: Do të përdorim armët bërthamore nëse situata në Ukrainë e kërkon

Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken, ka folur për situatën në Ukrainë, duke u ndalur edhe tek përdorimi i armëve bërthamore.

Blinken ka theksuar armët bërthamore do të përdoren vetëm në rrethana të jashtëzakonshme.

“Shtetet e Bashkuara do të konsideronin përdorimin e armëve bërthamore vetëm në rrethana të jashtëzakonshme për të mbrojtur interesat jetike të SHBA, aleatëve dhe partnerëve të saj”, ka deklaruar Blinken.

Për sa kohë që ka armë bërthamore, roli bazë i armëve bërthamore amerikane do të jetë frenimi i sulmeve bërthamore ndaj SHBA-së ose aleatëve dhe partnerëve të saj, tha Blinken në selinë e OKB-së në Nju Jork në konferencën e rishikimit të nënshkruesve të Traktatit për Mospërhapja e armëve bërthamore, raportoi TASS.