Bogdanoviq: Kam qëndrimin tim, nuk e pranoj Pavarësinë e Kosovës

Advertisment

Qëndrimi im personal për Kosovën është se ajo është pjesë e Serbisë, unë e respektoj Kushtetutën e Serbisë. Kështu ka deklaruar Kryetari i Komunës Qendër, Sasha Bogdanoviq në emisionin e mbrëmshëm “Në Qendër”, që drejtohet nga gazetari Vasko Evtov. Ai ndryshe nga qëndrimi zyrtar i Qeverisë, nuk e pranon pavarësinë e Kosovës.

“ Unë personalisht kam qëndrimin tim për Kosovën. Ajo është se ajo është pjesë e Serbisë. E respektojë Kushtetutën e Serbisë… ( Ju nuk e pranoni pozicionin e Maqedonisë) Normalisht kam qëndrimin tim rreth kësaj çështje”, tha Kryetari i komunës Qendër, Sasha Bogdanoviq

Reklame

Ndryshe kryetari i komunës Qendër javën e kaluar bëri dasmë në Graçanicë të Kosovës e cila shkaktoi shumë reagime në opinion.

“Përse, më tregoni përse, a duhet të shkoj në xhami që të martohem. Unë shkova në vend që jetojnë shqiptarë….” tha Bogdanoviq

Prezenca e tij në Graçanicë por edhe këngët e kënduara në dasmë, në opinion u cilësuan si provokim i pastër ndaj shqiptarëve.