Bogoevski: BDI mund të shkojë në opozitë

Advertisment

Ish-deputeti i LSDM-së Pavle Bogoevski në një prononcim për Televizionin Kanal 5 tha se nuk mund ta përjashtojë opsionin që Zaev ti grumbulloje 61 deputet dhe BDI të kalojë në opozitë.

“Në skenën tonë dihet matematika e grumbullimit të deputetëve, ndonjëherë edhe nga tabori i kundërt, përmes lobimit, bindje e kështu me radhë.

Reklame

BDI ka pozicion të mirë për diskutime, pajtohem ne kërkesën për kryeministër të parë shqiptar, por nuk është asgjë tjetër përveç një mënyrë për negociuar”, tha Bogoevski.

Sipas tij, Ligji për amnisti ishte tregti politike për ndryshimin e emrin e që kishte për qëllim anëtarësimin në BE dhe NATO.