Bogorodica e hapur, por a mundet qytetarët të shkojnë në Greqi?

Advertisment

Vendkalimi kufitar Bogorodicë prej sot është i hapur për dalje dhe hyrje në vend, por nga ana fqinje kufiri tokësor i Greqisë mbetet i mbyllur për hyrjen e turistëve dhe udhëtarëve të paktën deri më 1 korrik.

Nga shërbimi kufitar kujdestar informojnë se nëpunësit kufitar grek sot sërish i kanë kthyer prapa të gjithë turistët, madje edhe nga zona Shengen dhe BE, për hyrje në Greqi i kanë orientuar të udhëtojnë përmes Bullgarisë, ndërsa përmes Evzonit aktualisht lejohet vetëm dalje e të gjithëve që largohen nga Greqia.
Përjashtim për hyrje në Greqi bëhet vetëm për udhëtarë të cilët kanë qëndrim të rregullt në Greqi, si edhe për qarkullimin transitor i cili zhvillohet si në raste normale.

Reklame

Prej sot hyrje e lirë në vend u lejohet shtetasve grek, por prej sot në mëngjes për hyrje në vend janë regjistruar vetëm dhjetëra automjete greke, thanë sot nga shërbimi kujdestar në VK “Bogorodicë”.