Advertisment
Në komunën e Bogovinës numri i të infektuarve me Covid 19 ka arritur në 8, pasi që një mjek nga ky fshat ka rezultuar pozitiv ndaj korona virusit. Gjatë periudhës dy javore i njëjti mjek ka pasur kontakt me 156 presona të tjerë, kryesisht pacientë, të cilët të gjithë janë në izolim.
Këtë e konfirmoi edhe kryetari i komunës së Bogovinës Albon Xhemaili, i cili tha se për momentin në këtë komunë janë marrë masa.
Reklame