Boki 13: Dënimi me 9 vite burg është vendim politik

Advertisment

I dënuari në rastin “Reket”, Bojan Jovanovski pas shpalljes së aktgjykimit në rastin “Reket” tha se vendimi i Gjykatës është vendim politik.

“Unë këtë ditë do ta shpall si ditë të kampanjës politike në Maqedoni, sepse ju morët një aktgjykim politik.

Reklame

Mendoj që paraburgimi që më është shqiptuar, është tendencioz, gjatë këtyre muajve është dëshmuar dhe treguar edhe nga ana juaj që po punohet jo për zbardhjen e sistemit të drejtësisë.

Nuk do të arratisem, mezi pres 1 korrikun, që të shkoj në Prokurorinë Publike dhe të paraqes të gjitha veprat penale për të gjitha krimet dhe bizneset në këtë shtet”, tha mes tjerash Jovanovski.