Boki 13 gjatë një shopingu treditorë në Itali ka shpenzuar 148 mijë euro

Në vazhdimin e gjykimit për lëndën “Reket” u prezantuan dëshmi nga prokuroria, mes të cilave u lëshua edhe incizim nga emisioni i papublikuar “Insajder” , ndërsa u prezantuan edhe llogari fiskale nga i akuzuari Bojan Jovanovsi nga vitit 2019 për rroba që i ka blerë prej dyqaneve markë në Itali.

Llogaritë, mbi 20 janë në vlerë prej 300 deri 9 000 euro e më shumë. Vlera e përgjithshme është 148 000 euro, të shpenzuara për tre ditë në Itali.

Në dëshmitë u prezantuan edhe raporte nga ekspertiza e telefonave celular të Jovanovskit për komunikim në Uacap mes Bokit dhe Katica Janevës të cilës i ka dërguar fotografi prej mobiljeve dhe e ka informuar se kanë arritur.

 

Në disa prej porosive të prezantuara, Jordan Kamçev i ka dërguar fotografi Boki 13 me ftesë nga PP dhe nga vendimet, ndërsa u lexuan edhe porositë e komunikimit mes tyre, ku në njërën prej tyre Kamçevi i thotë Jovanovskit se garanci është dyqani “Svarovski” në shesh, edhe një hapësirë afariste.

Deputetja Frosina Remeski, megjithatë i ka dërguar porosi Boki 13, “se do të vendoset nesër për ankesën e Orces” , ndërsa Boki i përgjigjet me OK.

U lexuan porosi edhe nga komunikimi mes Bokit dhe Dejanit nga “Pelisterka” ku kanë shkruar për disa vendime gjyqësore dhe për para të cilat një pjesë janë transferuar, ndërsa pjesa tjetër do të transferoheshin.