Boki13 dënohet me 9 vite burg, Katica Janeva me 7 vite

Advertisment

Bojan Jovanovski i akuzuar në rastin “Reket”, shpallet fajtor dhe dënohet me 9 vite burg. Ndërsa ish shefja e Prokurorisë Speciale, Katica Janeva me 7 vite burg.

Ish shefja e prokurorisë Speciale, Katica Janeva nuk ishte prezentë në seancën e sotme të rastit “Reket”, për të dëgjuar aktgjykimin.

Reklame

Lëndën gjyqësore kundër Jovanovskit dhe Janevës e udhëhoqi gjykatësja Vaska Nikollovska-Masevska, ndërsa përfaqësues i akuzës ishte prokurorja Villma Ruskoska.