Bòksa dhe shqelma në stërvitje të skuadrës gjermane

Skuadra e Hanoverit ishte në qendër të vëmendjes në mediat në Gjermani. Kësaj radhe për një ráhje në seancën stërvitore të skuadrës gjermane.

Hanoveri përmes një kumtese për mediat shpjegoi se dy futbollistët e involvuar në këtë incident, Simon Falete dhe Genki Haraguçi, janë përfshi në një përleshje të lehtë.

Reklame
HTML Image as link Reklamë:
Qries

Por, sipas mediave në Gjermani, kjo përleshje nuk ishte edhe e lehtë, pasi u “lançuan” bòksa dhe shqelma mes vete.

 

Klubi përmes kumtesës ka treguar se vendimi për dy lojtarët do të merret nesër. Kujtojmë që në skuadrën e Hanoverit luajnë Valmir Sulejmani dhe Florent Muslija.