Bora bllokoi Madridin, mijëra njerëz kaluan natën në makinat e tyre

Advertisment

Bora që solli stuhia Filomena ka ‘ngrirë’ jetën e mijëra njerëzve në Madrid.

Pothuajse 1500 qytetarë kanë kaluar natën në rrugë në makinat e tyre, pa veshje të përshtatshme, disa me ngrohje dhe të tjerë pa të, në tentim për të ruajtur karburantin e paktë. Kjo pasi bora bllokoi rrugët.

Reklame

Ata shprehen të zhgënjyer që nuk u doli askush në ndihmë pasi situata brenda natës u bë dramatike.
Vetëm në një tunel u bllokuan rreth 50 vetë që në orën 6:30 mbrëmjen e së premtes derisa iu ofrua ushqim vetëm të nesërmen në orën 10:00 të mëngjesit.

‘Për fat të mirë kisha benzinë mjaftueshëm për të përdorur ngrohjen disa herë. Ka të tjerë që s’kishin”, thotë 58 vjeçarja Giovanna Alfaro.

22 orë më vonë zjarrëfikësit dhe ekipet e shpëtimit arritën t’i evakuojnë.