Bora mbulon Evropën Perëndimore në fund të javës vjen pritet në Maqedoni

Ein Mann mit Atemschutzmaske laeuft im Schnee ueber die Strasse, aufgenommen am Donnerstag, 14. Januar 2021, in Zuerich. (KEYSTONE/Alexandra Wey)

Shumë shtete evropiane janë duke u përballur me mot të lig. Së fundi, stuhia ‘Darcy’ e quajtur në Mbretërinë e Bashkuar edhe si ‘Bisha nga Lindja 2’ ka mbuluar me dëborë pjesën më të madhe të Anglisë Lindore. Thuhet se stuhia është shkaktuar nga rryma të ftohta ajri, të cilat vijnë nga Rusia dhe Evropa Lindore. Shumë udhëtime u ndërprenë, ndërsa disa qendra vaksinimi u detyruan të mbyllen.

“Unë duhej të merrja vaksinën pasdite në 4:30 dhe thjesht rrezikova, sepse moti po keqësohej aq shumë saqë u mendova edhe një herë, por megjithatë vazhdova, duhet të shkoja”, u shpreh Alistair Shaw.

Reklame
HTML Image as link Reklamë:
Qries

Sipas ueb faqeve që bëjnë parashikimin e motit, kjo stuhi në fund të javës, në formë pak më të butë, pritet të vijë në Ballkan, duke përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut, Sipas këtyre parashikimeve, temperaturat në fund të javës do të shkojnë thellë nën zero, kurse priten edhe reshje bore.

Gjermani / Në Gjermani për shkak të motit të keq gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar me qindra përplasje automjetesh. Policia bëri me dije se 28 persona mbetën të lënduar në rrugët e mbuluara nga akulli. Shërbimi meteorologjik u bëri thirrje njerëzve të qëndrojnë në shtëpi dhe autoritetet dërguan njerëzit e pastrehë në strehimoret e ngrohta.
“Erë e fortë dhe dëborë, rrugët janë rrjedhimisht të rrëshqitshme. Autoriteti i mirëmbajtjes së autostradës Schüttorf po bën çmos për të mbajtur disi korsitë të pastra. Sidoqoftë, këshillohet të hiqni dorë nga çdo udhëtim nëse nuk janë absolutisht të nevojshme”, u shpreh Boris Kuest, Oficer i Policisë së Autostradës Lingen.

Francë

Franca, nga ana tjetër, është përfshirë nga reshje të dendura shiu dhe përmbytje. Qindra banorë që jetojnë pranë lumenjve u është dashur të evakuohen nga shtëpitë e tyre.
Në Paris, niveli i lumit lumi Seine vazhdon të rritet dhe statuja Zouave në Pont de l’Alma është tërësisht e zhytur.

Holandë

Edhe Holanda është goditur nga moti i acartë, duke përjetuar një stuhi të rrezikshme, e cila nuk kishte ndodhur për më shumë se një dekadë, Qeveria u detyrua të anulonte një takim javor për të diskutuar pandeminë e koronavirusit. Udhëtimet hekurudhore dhe ajrore pothuajse janë pezulluar dhe zyra holandeze e meteorologjisë ngriti alarmin, duke përfshirë në kodin e kuq të gjithë vendin. E pavarësisht motit të ftohtë, shumë njerëz zgjedhin ta shijojnë në mënyrën e tyre duke sfiduar temperaturat e ulëta.