Bora mbulon Turqinë, në Maqedoni vjen javën tjetër (Foto)

Advertisment

Një pjesë e madhe e Turqisë sot ka gdhirë e mbuluar me borë. Ulja e pazakontë e temperaturave për këtë periudhë ka përfshi edhe kryeqytetin turk, Ankara. Ndërkohë, Meteorologët parashikojnë ulje të temperaturave dhe reshje bore edhe në Maqedoni, në fillim të javës tjetër, raporton Gazeta Lajm.

Temperaturat e larta të kësaj jave që pritet të arrijnë maksimum deri 21 gradë, do të shënojnë rënie të madhe prej të hënën, kur do të lëvizin nga minus 1 deri në gjashtë gradë. Mot i ftohët dhe me borë parashikohet deri të premten e javës tjetër, kur pritet të kthehen temperaturat mesatare deri në 14 gradë.

Reklame

Për shkak të epidemisë së Koronavirusit, këto parashikime vlerësohen si negative, duke pasur parasysh se ky virus mbijeton më lehtë në temperatura të ulëta, se sa temperatura të larta.