Bora Ramadani hafizja e shkëlqyer nga Tetova

Advertisment

Dua hifzi në Tetovë

Më 20.09.2020, (e diel), xhemati i Tetovës pati fatin që të përjetojë gëzimin e manifestimit të duasë së hifzit të hafizes së re, Bora Kujtim Ramadani, të kryer pranë Hoxhës hfz. Ibrahim ef. Alija.

Reklame

Hafizja është e lindur më 05.12.2004 në Tetovë, hifzin e ka filluar më 24.10.2018, kurse e ka përfunduar më 24.06.2020. Ndërkaq provimin e hifzit e ka mbrojtur para komisionit profesional të Myftinisë së Tetovës, i përbërë nga:

Hfz. Abdurahim ef. Murati, kryetar;

Hfz. Abdulbaki ef. Kasami anëtar;

Hfz. Havzi ef. Ramadani anëtar;

Në këtë manifestim, të cilin e moderoi Mr. Xhemil ef. Sadiki, mori pjesë: u. d. Kryetari i BFI-së Reisul Ulema H. hfz. Shaqir ef. Fetai, Myftiu i Tetovës prof. dr. Qani ef. Nesimi, Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili, Myftiu i Strugës Mr. Salim ef. Sulejmani, Myftiu i Manastirit Amit ef. Rasimi, Myftiu i Ohrit Samet ef. Ajdari, Myftiu i Prilepit Shefket ef. Imeri, Shefi i Kabinetit të Reis Ulemasë dhe Drejtori i diasporës pranë BFI – së dr. Selver ef. Xhemaili, ish myftinjtë e Tetovës Mr. Hfz. Nexhadi ef. Limani dhe Alifekri ef. Esati, Imami i xhamisë hfz. Ibrahim ef. Alija, ish Kryetari i Kuvendit të BFI – së H. Haki ef. Agushi, Kryetar i Këshillit Komunal z. Bekim Memeti, profesorë nga Ut, profesorë nga UEJL, profesorë nga FSHI – Shkup, profesorë nga Medreseja “Isa – Beu”, hoxhallarët e Tetovës me rrethinë, si dhe një numër shumë i madh i xhematit.

Të dhënat për hafizen e re i prezentoi Kryetari i Komisionit të hifzit, Referenti pë arsim fetar pranë Myftinisë së Tetovës, hfz. Abdurahim ef. Murati, kurse pas fjalës përshëndetëse të Myftiut të Tetovës, fjalën e rastit e mbajti u.d. Kryetari i BFI – së Reisul Ulema hfz. H. Shaqir ef. Fetai. Ai hafizes së re si dhe familjes të saj iu shprehu urime për hifzin e bërë duke iu dëshiruar shëndet, lumturi dhe suksese në jetë. Ky manifestim përfundoi me duanë e bërë nga Myftiu i Shkupit dhe dhënien e diplomës nga ana e Kryetarit të BFI-së dhe Myftiut të Tetovës.

Në shenjë respekti Rijaseti i BFI – së, hafizes së Re dhe Mualimit iu ndau nga një dhuratë simbolike (të holla), ndërsa në namazin e drekës priu Myftiu Alifekri efendiu.