Bora Zemani tërë shkëlqim, e gjitha vëmendja te veshja e saj unike

Bora Zemani është kthyer në rolin e moderatores në emisionin televiziv që e udhëheq.

Ajo konsiderohet si një prej prezantueseve të bukura shqiptare dhe këtë e vulosin edhe paraqitjet në rrjetet sociale, ku bukuroshja shfaqet përherë joshëse.

Edhe sonte kur është bërë gati për një sezon të ri të një prej emisioneve më të ndjekura, Bora u shfaq elegante dhe me shumë stil.

Disa fotografi atraktive, ajo i ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram, ku u shfaq e veshur me një fustan të gjatë, ndërsa theksonte këmbët me një prerje unike.

Ajo ka marrë pëlqime dhe komente të shumta të fansave që e komplimentonin dukjen e saj.

Rikujtojmë, që Bora është nënë e një djali nga martesa e mëparshme me DJ Vin Veli, ndërsa pak kohë më parë është rapotuar se zeshkania i ka dhënë fund lidhjes me aktorin Donald Veshaj. /Telegrafi/