Bordi i kërkon Bartomeut që të shikojë për një largim miqësor të Messit

Advertisment

Duket se te Barcelona janë të gatshëm që të lënë Lionel Messin të largohet nga klubi në këtë verë.

Presidenti Josep Maria Bartomeu po insiston që skuadra që do të transferojë yllin argjentinas duhet t’i paguajë 700 milionë euro, aq sa është klauzola e tij.

Reklame

Bordi nuk dëshiron që edhe më tutje të krijohet një rrëmujë në klub dhe kanë kërkuar nga Bartomeu që të gjejë një opsion për t’i ndarë rrugët në mënyrë më miqësore.

Blaugranasit mund të ulin çmimin e 33-vjeçarit dhe të vlerësojnë kontributin e këtij të fundit të dhënë për 20 vite me radhë në Camp Nou. Messi në anën tjetër po e kërkon largimin si lojtar i lirë dhe nuk beson se ka klauzolë në kontratën e tij.

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë po e dëshiron kalimin vetëm te Manchester City, derisa babait të tij i janë ofruar dy vite kontratë që argjentinasi të vazhdojë të luajë për katalunasit. /Telegrafi/