Boris Johnson bën thirrje për zhvillimin e finales së Ligës së Kampionëve në Angli

Kryeministri britanik, Boris Johnson, i është bashkuar temës së finales së Ligës së Kampionëve.

Më parë Qeveria britanike kishte futur Turqinë në zonën e kuqe të vendeve me rrezikshmëri të lartë të rasteve të COVID-19, që do të thoshte se sipas ligjeve në fuqi, stafi dhe lojtarët e Chelseat dhe Manchester Cityt do të duheshin të hynin në karantinë 10 ditore pas finales së Ligës së Kampionëve.

Reklame

Ndërsa finalja e Ligës së Kampionëve është e paraparë të zhvillohet në Stamboll me 29 maj.

Por, thirrjes për zhvillimin e finales në tokën angleze, i është bashkuar edhe kryeministri, Boris Johnson.Sipas Johnson, do të ishte fatkeqësi për njerëzit dhe tifozët që të mos udhëtonin për të parë skuadrat e zemrës, dhe meqenëse finalja është angleze, finalja do të mund të mbahej në Angli pa problem.“Liga e Kampionëve është kulmi i futbollit evropian”, tha ai.

“Fakti që do të ndeshen dy skuadra angleze në finale, do të ishte për keqardhje për tifozët që të mos ta ndiqnin këtë finale”, tha Johnson.

“Do të ishte e mrekullueshme nëse ne do ta organizonim, unë dua ti ndihmoj tifozët të shohin e ta mbështesin skuadrën e tyre”, përfundoi Boris Johnson./Lajmi.net