Boris Johnson jashtë kujdesit intensiv: Mjekëve ua kam borxh jetën

Johnson

Kryeministri britanik Boris Johnson është liruar nga kujdesi intensiv ku po qëndronte si pasojë e infektimit me Covid-19.

Në komentet e tij të para, ai ka thënë se stafit të Shërbimit Kombëtar të Shëndetit, ua ka borxh jetën, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.

“Unë nuk mund t’i falënderoj sa duhet. Ua kam borxh jetën time”, ka thënë Johnson.

Kujtojmë se Johnson 55 vjeçar është dërguar në Spitalin St Thomas në Londër një javë më parë për shkak të simptomave të vazhdueshme të shkaktuara nga koronavirusi.