Bosnjakovski, Sekretar i Përgjithshëm i Presidentit, Taleski koordinator për NATO-n

11

Dane Taleski emërohet koordinator i ri kombëtarë i NATO-s. Kjo pozitë deri tani i takonte Presidentit të ri të Shtetit, Stevo Pendraovski.

Zëdhënësi i Qeverisë Mile Boshnjakovski do të kalojë në Villën Vodno si Sekretar i Përgjithshëm i Presidentit.

Këtë e bëri të ditur sot vet Bosnjakovski në konferencën për shtyp të fundit si zëdhënës i Qeverisë. Ndërkaq nga ekzekutivi thonë se ende nuk është vendosur se kush do të emërohet në vend të tij.