‘BOSSI’ i Burj Khalifa i bën bashkë, Samir Mane darkon me Ahmetajn, Ballukun e Maznikun tek Nusreti në Dubai (Video)

Një delegacion prej 18 personash nga qeveria shqiptare dhe Bashkia Tiranë kanë udhëtuar drejt Dubait për takime zyrtare.

Dosja.al ka siguruar një video-ekskluzive ku shihet se darka zyrtare e kabinetit të qeverisë shqiptare, i ka bashkuar ministrin Arben Ahmtaj, Arbjon Maznikun, Belinda Ballukun dhe shoqëruesit e tyre me miliarderin Samir Mane, në restorantin e njohur në të gjithë botën “Nusret”.

Reklame

Burime nga qeveria bëjnë me dije për Dosja.al se anëtarët e qeverisë Rama u nisën drejt Dubait për takime me zyrtarë të vendit, mes tyre edhe me pronarin e EMAAR, biznesmenin Mohamed Alabbar, që njihet edhe si pronari i qiell gërvishtëses “Burj Khalifa”.

I ftuari i Alabbar ka qenë edhe biznesmeni Mane dhe darka ka bashkuar miliarderin me Ahmetajn, Maznikun, Ballukun dhe zyrtarët e tjerë shqiptarë.