Bota rrezikon të përballet me mungesën e kafesë

Advertisment

A është një shkurtim i kafes i pashmangshëm teksa ndryshimet klimatike perkeqësohen?

Një filxhan kafe për të filluar ditën është e panegociueshme për miliona njerëz në mbarë botën. Ne e kemi pirë për qindra vjet, me referencat më të hershme që datojnë në shekullin e 15-të.

Reklame

Europianët janë entuziastë të etur për kafe. Disa nga vendet më të frytshme të pirjes së kafesë në botë përfshijnë Finlandën, Norvegjinë dhe Suedinë, ku kalojnë mbi 8 kg, për person, çdo vit. Sipas Organizatës Ndërkombëtare të Kafesë në nivel global, deri në nëntë milion tonë kafe po prodhohen në të gjithë botën, çdo vit.

Po sikur së shpejti aftësia jonë për të rritur këtë farë shumë të dashur të zhduket?

E ardhmja pa kafe është një realitet me të cilin mund të përballemi të gjithë, pasi ndryshimet klimatike kërcënojnë të prishin përgjithmonë zinxhirin e saj kompleks të furnizimit. Nuk është aq shumë rritja graduale e temperaturave të përgjithshme, por ndryshimi dhe luhatjet e motit që po e vënë prodhimin në rrezik. Varieteteve ekzistuese të kafesë luftojnë me temperaturat ekstreme dhe kjo çon në rendimente të ulëta. Kështu fermerët nuk arrijnë të përmbushin kërkesën e madhe për këtë pije.

Miliona mund të humbin të ardhurat e tyre

Ne mund të jemi gati të humbasim dozën tonë të kafeinës në mëngjes, por për 125 milionë njerëzit që varen nga kafeja për jetesën e tyre, efektet e ndryshimit të klimës mund të jenë katastrofike. 80 % e kafesë së shitur në të gjithë botën është rritur në ferma më të vogla se 2 hektarë, në të gjithë Afrikën, Amerikën Latine dhe Azinë.

Pavarësisht se kafeja është pija më e popullarizuar në tokë, pak nga këta fermerë marrin një pagë të drejtë nga ato që ata shesin, thotë Fondacioni Fairtrade. Është një treg shumë i paqëndrueshëm që sheh çmimet teksa luhaten vit pas viti, duke e bërë të vështirë sigurimin e të ardhurave të qëndrueshme.

Bimët e kafesë po shkojnë drejt zhdukjes

Shpyllëzimi, ndryshimi i klimës dhe përhapja e shpejtë e sëmundjes mund të kenë ndikuar në bimët e kafes. Një paraardhës i bimës së parë të kultivuar të kafesë i është shtuar listës së kuqe të IUCN të specieve të rrezikuara dhe janarin e kaluar, shkencëtarët në kopshtet Keë të Londrës, zbuluan gjithashtu se mbi gjysma e të gjitha bimëve të kafesë, janë në rrezik zhdukje.

Aktualisht, tregtia globale e kafesë mbështetet në vetëm dy lloje, Arabica dhe Robusta. Ndërsa efektet e ndryshimit të klimës përkeqësohen, llojet e kafesë së egër mund të jenë zgjidhja për krijimin e bimëve që mbijetojnë në kushte ekstreme. Në dallim nga ato që ne kemi kultivuar për qindra vjet, këto varietete të evoluara në mënyrë natyrale, kanë biodiversitet më të madh, duke i bërë ato shumë më elastikë. Por kjo vetëm nëse arrijmë të ngadalësojmë ndryshimet mjedisore që po i vendosin ata në kërcënim zhdukje. Zhdukja e tyre, sipas shkencëtarëve të Keë, do t’i linte fermerët me shumë pak hapësirë për t’u përshtatur me pashmangshmërinë e krizës klimatike.

Në raport, doktor Aaron Davis, kreu i studimit të kafesë në Keë, shpjegoi se shumimi i llojeve të reja të kafesë mund të jetë thelbësor për t’i rezistuar efekteve të ngrohjes globale. ‘Ndër llojet e kërcënuara nga zhdukja, janë ato që kanë mundësi të përdoren për të mbarështuar dhe zhvilluar kafenë e së ardhmes, përfshirë ato rezistente ndaj sëmundjeve dhe të afta të përballojnë përkeqësimin e kushteve klimatike,’- tha Davis.

Mbjellja e pemëve ndihmon

Ashtu si shumë çështje mjedisore, respektimi i pemëve mund të sigurojë përgjigjen e ruajtjes së kafesë. Krijimi i një tendë që vjen nga pemët dhe degët, siguron hije për bimët, uljen e temperaturave mesatare dhe ndihmon në reduktimin e ekstremiteteve që lidhen me ndryshimet klimatike. Ajo gjithashtu mbron tokën nga erozioni dhe ndihmon me biodiversitetin e domosdoshëm, për të mbajtur larg dëmtuesit dhe sëmundjet./Opinion.al