Më shumë se 6 827 260 raste infektimi dhe 397 179 të vdekur janë regjistruar sot në 196 vende dhe territore të botës, që nga fillimi i përhapjes së koronavirusit.
Ndër këto raste, të paktën 2 963 800 sot konsiderohen të shëruar
Që nga vlerësimi i bërë një ditë më parë në orën 17:00, janë regjistruar 4 295 vdekje të reja dhe 130 417 raste infektimi në mbarë botën, përcjell albinfo.ch
Vendet që kanë regjistruar më shumë vdekje të reja në 24 orët e fundit janë Brazili me 1 005, SHBA me 789 dhe Meksikame 625.
Në numër rastesh, SHBA është vendi më i prekur, me 1 908 235 raste infektimi të regjistruara zyrtarisht, duke përfshirë 109 497 vdekje dhe 491 706 të shërime.