Brazili i goditur rëndë por refuzon vaksinën Sputnik V

Brazili është një nga vendet më të goditura në botë nga pandemia e koronavirusit. Por autoritetet e vendit të Amerikës së Jugut, që ka patur më shumë se 14 milionë raste dhe pothuajse 400 mijë vi ktima nga COVID-19, kanë refuzuar ndihmën e dhënë nga vaksina ruse Sputnik V.

Vendimi unanim i komisionit teknik brazilian u arsyetua nga fakti që, sipas tyre, vaksina ruse përmban disa rreziqe dhe nuk ka mundësuar informacione transparente mbi prodhimin e saj.

Reklame

Sipas autoriteteve, inspektorët brazilianë që shkon në Rusi për të kontrolluar prodhimin u lejuan të hynin vetëm në tre nga 7 vendet ku vaksina prodhohet, dhe nuk u lejua hyrja në Institutin e Epidemiologjisë Gamaleya të Moskës, ku Sputnik V është ideuar.

Komisioni shprehu dyshime edhe për vetë strukturën e vaksinës, e përbërë nga një adenovirus që sipas brazilianëve mund të shumëfishohet, me pasoja problematike për shëndetin.

Ndërkohë, autoritetet ruse mohojnë çdo problem për Sputnik V, dhe nënvizojnë efektshmërinë e saj prej 97.6%, sipas të dhënave të marra nga pothuajse 4 milionë të vaksinuar me të.

Agjencia Europiane e Barnave pritet ndërkohë të vendosë për përdorimin e Sputnik V në muajt në vijim, me shumë mundësi brenda qershorit.