Brazili kërkesë grave: Mos ngelni shtatzënë deri sa të kalojë Covid

Advertisment
HTML Image as link

Shteti i Brazilit ka ardhur me një kërkesë të pazakontë për gratë.

Ata i kanë kërkuar grave të shtyjnë planet për shtatëzani, derisa të pandemia COVID-19 të vihet nën kontroll.

Reklame

Duke përmendur kërcënimin nga një variant i koronavirusit me emrin P1, ministri i Shëndetësisë tha se ky nuk është momenti i duhur për të sjellë në jetë një fëmijë.

“Nëse është e mundur, vononi shtatzaninë deri në një moment të dytë. Kjo sepse variant i ri vepron më me agresivitet te gratë shtatzëna”, tha ministri i Shëndetësisë, Raphael Parente gjatë një konference shtypi.

Brazili ka 13.7 milionë raste me COVID-19 dhe 365,000 viktima. Shqetësuese janë shifrat për foshnjet që kanë humbur jetën për shkak të COVID-19 në Brazil.