Brazili numëron mbi 5.500 viktima nga koronavirusi, presidenti habit me deklaratën

Advertisment

Brazili ka regjistruar 6,276 raste të reja me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit.
Numri i përgjithshëm i të inektuarve në vend ka arritur në 79,685 dhe është numri më i lartë në të gjithë Amerikën Latine, shkruan BBC.

Ndërkohë numri i viktimave ka shkuar në 5,500.

Reklame

Por presidenti i vendit Jair Bolsonaro nuk e ka marrë asnjëherë seriozisht këtë virus.

I pyetur nga gazetarët lidhur me situatën e deritanishme ku numri i viktimave i kaloi 5 mijë, ai u përgjigj: ”Edhe çfarë pastaj? Më vjen keq, çfarë doni që të bëj”?

Një nga qytetet më të prekura në Brazil nga Covid-19 është Manausi. Kryebashkiaku i qytetit ka deklaruar se janë të përgatitur për 4 mijë viktima në muajin maj, 4 herë më shumë se normalja.