Brazili shënon mbi 1,100 viktima të koronavirusit për 24 orë

Advertisment

Brazili i ka regjistruar 1,109 të vdekur nga koronavirusi gjatë 24 orëve të kaluara.

Kështu, numri i përgjithshëm i viktimave në këtë shtet shkoi në 57,070 persona, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.

Reklame

Përpos të vdekurve, gjatë kësaj periudhe u shënuan 38,693 raste të reja të koronavirusit.

Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i personave të infektuar në shtetin më të madh të Amerikës Jugore shkoi në 1,313,667 persona, shkruan “Reuters”, Transmeton Gazeta Express.

Brazili është vendi i dytë në botë me më së shumti persona të infektuar, pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Pandemia në këtë shtet ka shkaktuar përplasje politike. Presidenti Jair Bolsonaro i ka kundërshtuar zyrtarët shëndetësorë dhe ka kërkuar që të largohen masat e izolimit me arsyetimin se ato po e dëmtojmë shumë ekonominë.