Brima Galup: LSDM dhe Besa në avantazh prej 6.2% ndaj VMRO-DPMNE-së

Advertisment

Anketa e realizuar dhjetë dita para zgjedhjeve nga agjencia Brima Galup, ka nxjerrë LSDM-në si parti me më shumë mbështetje të qytetarëve, transmeton Portalb.mk.

Në pyetje “Nëse zgjedhjet parlamentare mbahen sot, për cilën parti politike apo koalicion do të votonit?”, 18,7% e qytetarëve janë përgjigjur se do të votonin LSDM-në, 15.1% VMRO-DPMNE-në, 8,2% janë përgjigjur se do ta votonin BDI-në, 4,9% Aleancën për Shqiptarët ndërsa, 2,6% kanë thënë se do të votonin lëvizjen Besa. Sipas rezultatit të anketës, 16,1% e qytetarëve janë përgjigjur se nuk do të votojnë, 9,3% kanë refuzuar të përgjigjen dhe 11,2% janë qytetarë të papërcaktuar.

Reklame

Sa i përket politikanëve, 9,4% e qytetarëve janë përgjigjur se lideri i LSDM-së, Zoran Zaev është politikani tek i cili kanë më shumë besim, në vend të dytë është ai i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski me 4,2%, më pas vjen ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe me 3,8%, dhe pas tij është presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski me 3,5%. Sa i përket politikanëve shqiptar, lideri i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela ka mbështetjen më të madhe me 2,9% dhe më pas rradhitet lideri i BDI-së, Ali Ahmeti me 2,8%.

Anketa telefonike është realizuar në periudhën prej 5 deri më 14 qershor, ndërsa kanë marrë pjesë 1202 të anketuar.