Britani: 80% e të diagnostikuarve me Covid-19 nuk kanë simptoma

Ministri i Shëndetësisë së Britanisë së Madhe, Matt Hancock bëri të ditur se 80 për qind e njerëzve të cilët janë pozitivë në testin për koronavirus nuk kanë kurrfarë simptomash.

Ministri britanik i Shëndetësisë, Hancock konsideron se 80 për qind me test pozitiv nuk tregojnë shenja të sëmundjes.

Reklame

Shërbimi kombëtar për statistikë të Britanisë së Madhe javën e kaluar ka bërë të ditur se 71 për qind e njerëzve të cilët janë pozitivë në testin nuk kanë kurrfarë simptomash.

Megjithatë, Hancock thotë se numri i rasteve asimptomatikë në fakt është më i madh dhe mund të arrijë 80 për qind, publikoi Sky News.

Sipas Hancock , ky është një zbulim i rëndësishëm për këtë sëmundje.

Siç është theksuar, kontrolli i përhapjes së koronavirusit është i rëndë, sepse një numër i madh i të infektuarve nuk tregojnë simptoma, por megjithatë mund t’i infektojnë të tjerët rreth vetes.