Britani e Madhe/ Mbi 50 mijë raste të reja me Covid, për të pestën ditë radhazi

Britania e Madhe ndodhet në situatë alarmante përsa i përket rasteve të reja me COVID-19.

Autoritetet shëndetësore njoftojnë për të pestën ditë me radhë, mbi 50 mijë raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit.

Reklame

57 mijë e 725 raste të reja me COVID-19, u shënuan këtë të shtunë.

Deri tani, numri i përgjithshëm i të prekurve me COVID-19 në Britani është 2,488,784 raste, ndërsa numri total i të vdekurve ka arritur në 73,512 njerëz, sipas OBSH.