Britanikët e moshuar refuzojnë vaksinën e Pfizer: Preferojmë…

Advertisment

Britanikët e moshuar po refuzojnë të marrin vaksinën e Pfizer kundër COVID-19, sepse ‘preferojnë të presin atë angleze’.

Mjeku Paul Williams, i cili administron shpërndarjen e vaksinave te banorët, tha se të moshuarit mbi 80-vjeç këmbëngulin të presin vaksinë e Oksfordit.

Reklame

Ndërkohë, 10 oficerë policie morën dozat e parashikuara për të moshuarit, pasi ata nuk u shfaqën për të marrë injeksionin, për të parandaluar humbjen e furnizimeve.

Pasi nxirren nga kontenierët me temperaturë -78C, doza e Pfizer duhet të përdoret brenda dy ditësh.

Deri më tani vetëm 1,1 milion britanikë janë vaksinuar në muajin e parë të programit, tregojnë shifrat më të fundit.