Britanikja bëhet gruaja më e re që e kalon tërë Oqeanin Atlantik e vetme

Advertisment

Briton Jasmine Harrison 21 vjeçare është bërë gruaja më e re në botë e cila e ka kaluar Oqeanin Atlantik e vetme, pasi ka kryer udhëtimin e saj plot 4800 kilometra, nga Spanja në Antigua, ka bërë të ditur organizuesi Atlantic Campaigns.

Britanikja Harrison e ka përfunduar mision e saj brenda 70 ditësh, 3 orëve dhe 48 minutave, duke thyer kështu rekordin e gruas më të re që e ka kaluar oqeanin Atlantik, raporton CNN.

Reklame

Gjatë udhëtimit për më shumë se dy muaj, Harrison kishte me vetë ushqim të bollshëm dhe gjësende të tjera të nevojshme për çdo rast.

Ajo ka deklaruar se ishte motivuar për të kryer këtë mision kur kishte parë një garë të vitit 2018 derisa po mësonte notin në Karaibe.