Bujar a na thua allahile se çfar ishte ajo Marrëveshja e Ohrit ?.

43
#

Ejup Berisha

Z.Osmani na thuaj të lutem se çfar është një Marrveshje që e përmendni shumë shpesh ju në opinion dhe e cila njihet si Marrëveshje e Ohrit. Ka një kohë të gjatë që nuk e ka përmendur askush në këtë shtet atë marrëveshje dhe me këtë rast e kemi harruar se ka egzistuar ndonjëher një Marrëveshje e tillë në vendin tonë. Ja psh Marrëveshjen Paqësore të Irlandës së Veriut, Marrveshjen e Dejtonit apo dhe atë të Kumanovës edhe pse I përmendin shpesh të njëjtat i njohin të gjithë por Marrëveshjen e Ohrit jo pra atë nuk e njohin të gjithë por vetëm disa njerëz në RVM.

Për të qenë më real dhe më objektiv këtë Marrveshje e kanë përmendur shpesh më parë por sot e përmendni vetëmse ju bashk me anëtarët dhe simpatizantët e Partisë tuaj Bashkimi Demokratik për Integrim e njohur shkurt si BDI. Z Osmani a mund të paktën të na e japësh një sçarim apodhe një definicion të saktë real dhe adekuat për atë se çfar ishte Marrëveshja e Ohrit e cila te ne u kontraktua dhe u nënshkrua në vitin 2001. Këtë gjë mund ta bëni vetëmse ju dhe shumë pak intelektual të cilët i përkasin partisë tuaj BDI sepse të gjithë ju atje marrëveshjen në fjalë e keni si Kopsht Parajse ku mund të hyni dhe të merrni çfar ju duhet çfar të doni apo dhe të bëni çfar të ju teket apo dhe të ju kujtohet me të dhe në të .

Tash ju disa e jo të gjithë ne sepse Marrëveshjen e Ohrit ju të BDI-së ka kohë që e keni e përvetësuar për vete dhe e keni privatizuat skajshmërisht duke harruar se ajo u desht të jetë marrëveshje e të gjithë neve e jo vetëmse e juaja sepse e njëjta u nënshkrua në emër të të gjithë popullit shqiptarë në RVM. Për mua psh Marrëveshja e Ohrit është një dokument i cili duhej të ishte shumë i rëndësishëm dhe i cili u desht të mi siguronte disa të drejta dhe liri njerëzore dhe kombëtare jo vetëmse pra mos ta personalizoj qështjen por ajo u desht që tu siguron të drejta dhe liri edhe qytetarëve të tjerë shqiptar. Pra Bujar sçarimin dhe definicionin mund ti jepësh ti sepse për të mundur që një njeri të jep ndonjë sçarim për dicka apo për ndonjë fenomen shoqëror ai fenomen në fjalë duhet të jetë i prekshëm dhe i shijueshëm.

Për Marrëvshjet egziston ajo rregulla e bazike e cila thotë se ato domosdoshmërisht duhet të zbatohen apo Pact sunt servanta. A u zbatua këahtu kjo Marrëveshja e juaj jo e Ohrit Bujar por unë do ta quaj marrëveshja e Zajazit unë themë jo ju me këmbëngulje do të më kundërshtoni dhe do të thoni po. Dhe në këtë pikpamje të gjithë ne kemi të drejtë pra edhe unë që themë jo por edhe ju që thoni po. Marrëveshja e Ohrit u deshtë të zbatohet që moti por ja që nuk u bë kjo gjë se pse këtë gjë e dine shumë pak njerëz në këtë shtet e dine edhe ata në majën e kierakisë udhëheqëse të Bashkimit Demokratik për Integrim. Por për gjërat dhe projektet apo dhe premtimet të cilat nuk i zbatojnë Partitë politike në ambientin politik ka moment kur ato japin llogari e ai moment janë zgjedhjet.

Ju si subjekt politik deri tani nuk keni dhënë asnjë llogari reale dhe të besueshme për atë se pse nuk është zbatuar Marrveshja e Ohrit prandaj do të doja që ti Bujar ta tregosh realitetin e jo të lëvdroheni se çdo vendim i cili merret në këtë shtet fundament apo bazë e ka Marrveshjen e Ohrit. Edhe pse ne të gjithë e dimë që nuk është ju e thoni përher të kundërtën. Të shohim pra ti ballafaqojmë të dhënat, faktet dhe argumentet e besueshme dhe reale në një debat të sinçertë dhe të vijmë në përfundim I nderuar Bujar se a është me të vërtetë marrëveshja e Ohrit baza për marrjen e vendimeve të rëndësishme për shqiptarët në këtë shtet apo nuk është. Nëse më bindni se është me fakte me argumente dhe me dëshmi reale dhe konkrete atëher mua nuk më mbetet gjë përpos tu kërkoj falje dhe të vazhdoj ti vëzhgoj gjërat më realisht.

Poqëse un kamë të drejtë atëher ju mbetet juve si subject politik që të më kërkoni jo mua falje por popullit shqiptar në Maqedoninë e Veriut se pse nuk është zbatuar akoma në tërësi Marrëveshja për të cilën disa familje humbën përjetë më të dashurit e tyre disa i e humbën shëndetin e tyre bashk me ndonjë gjymtyrë dhe disa e humbën shpresën për arritjen e objektivit kryesor për të cilin u nënshkrua Marrëveshja në fjalë pra ajo e Ohrit barazia e plotë politico-juridike,ekonomike, sociale,kulturore dhe arsimore.Kjo Bujar mund të jetë bazë për hapjen e ndonjë debate konstruktiv në opinion ku temë kryesore do të ishte qështja pse nuk u zbatua apo pse u zbatua aq sa u zbatua Marrëveshja e Ohrit.