Bujar Osmani: BDl nga parti e dalur nga lufta, sot është parti super moderne

Në rolin e zëdhënësit të BDl-së, Bujar Osmani në ClickPlus ka folur edhe për temat aktuale në politikë. Duke folur për zhvillimet e fundit brenda BDI-së, ka deklaruar se partia që doli nga lufta, tani konsiderohet si parti super moderne. Ka konsideruar se është edhe partia më e suksesshme edhe në rajon, për shkak se brenda saj mbizotërojnë mendime të ndryshme.

“Ministrat e BDI-së janë çdoherë në tapet para organeve të partisë. Funksionon shkëlqyeshëm sepse ka zëra të ndryshme, por ka edhe njërëz që kanë ambicie personale. Si parti që doli nga lufta, ajo është një parti super moderne”, tha Osmani në Click Plus.