Bujar Osmani e quan ‘sojuz’ koalicionin mes Besës dhe LSDM

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani duke folur për Koalicionin në mes LSDMsë dhe Lëvzijes BESA tha se ne sot duhej të uronim apo përgëzojmë koalicionin e madh të partive të vogla opozitare të cilën edhe qytetarët edhe në si parti e kemi.

Osmani me këtë rast deklaroi se ” Ne sot jemi të dëshpëruar për faktin që ata sot nuk arritën unifikimin e tyre për shkak të interesave të vogla personale dhe grupore dhe vendimet e tyre edhe më tepër e defaktorizojnë interesin shqiptarë .

Reklame

Ky ” sojuz” i njohur ndërmjet tyre ose kjo shkrirje e Besës në LSDM është në kundërshtim me interesat shqiptare për shkak se defaktorizon peshën e votës shqiptare por para së gjithash edhe rolin e Marrëveshjes së Ohrit dhe Mekanizmit të Badenterit në mbrojtjen e interesave shqiptare deklaroi Osmani. TS