Bujar Osmani: Inkurajoj besimtarët që të mos shkojnë në xhami

Advertisment

Zëvendëskryeministri dhe koordinatori kryesor i shtabeve të krizës për parandalimin e përhapjes së virusit Kovid-19, në prag të hapjes së paralajmëruar të xhamive prej nesër, inkurajon besimtarët që të mos shkojnë në xhami deri sa të jetë stabilizuar gjendja me virusin Kovid-19.

“Ne nuk kemi asnjë mënyrë për të mbyllur xhamitë. Nuk ka mundësi kushtetuese dhe ligjore që shteti të mbyllë objektet. Kjo është çështje bashkëpunimi, marrëveshje midis institucioneve. Unë do t’i inkurajoj njerëzit të mos shkojnë, sepse derisa të jemi të sigurtë se situata është përmirësuar aq shumë sa të mund të hyjnë në atë fazë të dytë”, tha Osmani, i cili ishte mysafir në emisionin “Studio e hapur” në TV24.

Reklame

Ai theksoi se vendimi për hapjen e tempujve fetarë duhej të merrej në mënyrë të koordinuar, jo individualisht.

Ata nuk janë koordinuar, shpjegoi ai, as për ngjarjen me liturgjinë në Strugë, dhe as për hapjen e xhamive.