Bujar Osmani: Prej nesër duhet të hapen kufijtë

Advertisment

Zëvendës kryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani, përmes një statusi në facebook, ka paralajmëruar se është koha për hapjen e tërësishme të kufijve dhe aeroportit. I pyetur nga gazeta LAJM, se kur pritet të ndodh një gjë e tillë, Osmani është përgjigjur shkurt: “Prej nesër duhet të hapen kufitë”.

Qeveria sot do të pritet të diskutojë për këtë temë. Krahas hapjes së plotë të kufijve, pritet që në seancën e sotme të ekzekutivit të diskutohet edhe për punën e lokaleve në hapësira të mbyllura.

Reklame

Masat kufizuese për kalimin e kufirit, si testi i detyrueshëm PCR dhe izolimi 14 ditorë kanë nxitur reagimet të shumta, ndërsa reagimet janë shtuar ditëve të fundit, në prag të sezonit kur mërgimtarët kthehen për pushime në vendlindje.