Bujar Osmani thotë se po shqyrtohen mundësitë për zëvendësimin e orës policore dhe mbylljes së bizneseve

Advertisment

Zëvendëskryeministri i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, sot në rolin e koordinatorit kryesor të shtabeve komunale të krizave vizitoi Qendrën për Shëndet Publik në Shkup, ku u takua me Drejtorin Arben Ziberi.

Siç njoftojnë nga kabineti i Osmanit, gjatë takimit zëvendëskryeministri Osmani dhe Drejtori Ziberi diskutuan për gjendjen e luftës kundër COVID 19, si dhe për sfidat që dalin nga lufta e përditshme me të njëjtën, njofton Telegrafi Maqedoni.

Reklame

Fillimisht, zëvendëskryeministri Osmani, i shprehi mirënjohjen ndaj Drejtorit Ziberi, por edhe ndaj gjithë ekipit të Qendrës për angazhimin dhe përkushtimin e tyre të plotë në luftën kundër COVID19, me çka konstatoi se Qendra ishte një nga shtyllat kyçe në luftën kundër pandemisë.

“Është koha që me kombinim të mençur të masave të buta ta ndryshojmë orën policore dhe mbylljen e bizneseve’’, theksoi Osmani me çka edhe në këtë rast edhe një herë potencoi mbajtjen e domosdoshme të maskave dhe distancimin fizik si masa të buta të cilat do ta zëvendësonin orën policore.