Bujar Osmani tregon sakt se sa vota ka fituar BDI (foto)

Pas zgjedhjeve të ditës së diel nëpër rrjetet sociale aktivist dhe funksionar partiak të BDI-së kanë publikuar të dhëna të ndryshme se sa vota ka fituar BDI në zgjedhjet e 17 tetorit.

Shumë funksionar publikonin të dhëna se BDI ka fituar më shumë se 128 mijë vota duke grumbulluar votat e kandidatëve për kryetar që normalisht është një e dhënë jo e sakt sepse në shumë komuna si BDI ashtu edhe partitë tjera kanë qenë në koalicion, informon portali “tetova1”

Më i kujdesshmi që në fillim ka qenë ministri Bujar Osmani i cili publikoi se votat e BDI janë afër 105 mijë.

Edhe mbrëmë Bujar Osmani ka shpërndarë foton ku tregohet se BDI ka fituar 104 554 vota dhe krahasuar me zgjedhjet lokale të 2017 ku fitoi 89 724 vota është një rritje prej 14 830 votash.

Në foton e publikuar nga Osmani shihet se ASH ka një rënië te votave krahasuar me zgjedhjet lokale të 2017./tetova1/